Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jonida Shehu shfaqet në një tjetër ekran, surprizat e formatit që sjell gazetarja

2022/01/17 at 9:27 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jonida Shehu shfaqet në një tjetër ekran, surprizat e formatit që sjell gazetarja

 Gazetarja Jonida Shehu ka nisur sot rrugëtimin e saj në një format krejtësisht të veçantë në ekranin e Euronews Albania.

Gazetarja do të jetë nga e hëna në të premte në emisionin “Sot” ku nga ora 17:00 deri në orën 19:00, do të sjellë lajmet nga politika e deri tek kultura që do të zbërthehen tashmë në këndvështrimin e saj.

Motoja e këtij formati do të jetë: “Asnjëherë gjëra boshe, që nuk thonë diçka, që nuk kanë interes për publikun.” Nëse ka ngjarje të nxehta të momentit, do të vijnë në ekran ato zëra, ata njerëz te të cilët nuk i ka shkuar mendja askujt. Ata personazhe që ndonjëherë mund të duken si më periferikët në një ngjarje, por që në fakt, nëse gërmon pak më thellë, sjellin informacione unike rreth ngjarjes, duke i bërë si ata dhe rrëfimet e tyre ekskluzive. “Në çdo lajm apo ngjarje ka jetë. Ka njerëz e histori. Ne do të përpiqemi të kuptojmë pikërisht këtë dinamikë, këtë jetë brenda lajmit, duke gërmuar pikërisht lajmin ose lajmet brenda lajmit”, zotohet Shehu.

Për të qenë ndryshe nga formatet e aktualitetit, “Sot” do të ketë edhe elemente shou, si publiku, deklaratat e forta apo hapësira kushtuar publikut, mendimi e ndjeshmëria e të cilit rreth ngarjeve do të vilet përmes rrjeteve sociale, apo “Kubit” të famshëm te Euronews. Një gërshetim që një gazetare e moderatore si Jonida, që i ka bërë të dyja, edhe aktualitetin edhe spektaklin, mund t’ia lejojë vetes. “Sot” nuk do të mbetet thjesht tek informacioni zyrtar apo ai i super konfirmuar, tipiku për formatin e lajmeve, por do të ketë më shumë ritëm e provokim. “Emisioni do të jetë edhe ‘i freskët’, sepse do të ketë aktualitet, por edhe ‘i nxehtë’, sepse gjërat që do të thuhen aty do të djegin”, premton autorja dhe moderatorja Shehu, e cila sqaron më tej edhe katër pjesët nga të cilat do të përbëhet ky program: pjesa e parë do të jetë shumë e fortë, si ajo supa pikante që të djeg gjuhën; pjesa e dytë do të jetë sërish e fortë, por jo aq sa e para; pjesë e tretë do të jetë ajo ëmbëlsira në fund, pak më e lehtë; dhe për ta mbyllur, në pjesën e katërt, një sorbeto, për të mbledhur stomakun. Ata që nuk kanë kohë të konsumojnë informacion në mëngjese drekë,mund të konsumojnë 17:00 – 19:00“Sot” dhe janë “ushqyer” mirë e do të ndihen të ngopur.”

“Sot” me Jonida Shehun është në përputhje të plotë me sloganin e Euronews, sepse sjell “all news”, pra të gjitha lajmet, që nga ato politiket, socialet e kulturoret, por edhe “all vieës”, pra “të gjitha këndvështrimet”, ku nuk do të mungojnë as ato më befasueset.

Etiketa: euronewsjonida shehu

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
Bota

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

4 Shkurt, 2026 10:25 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Para
Datë për zgjedhjet e pjesshme, Meta: Nuk ka lidhje me Bashën

Datë për zgjedhjet e pjesshme, Meta: Nuk ka lidhje me Bashën

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"

“Policia nuk duhet të ndërhynte”, Berisha pas protestës: Sot fituam jo pak

Mungoi sot në kuvend, Berisha: Kam patur kontradikta të hapura me Erdogan

TE FUNDIT

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
4 Shkurt, 2026

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20...

Lexo më shumë

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
4 Shkurt, 2026

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një...

Lexo më shumë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com