InstaBIZ

Jonida Maliqi në finalen e Eurovision, ja kur do të performojë të shtunën


               Publikuar në : 10:19 - 17/05/19 |
xhu lia

Mbrëmjen që lamë pas u zhvillua mbrëmja e dytë gjysmë-finale e Eurovision , i cili këtë vit po realizohet në Izrael.

Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila përfaqëson vendin tonë është kuafikuar në mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën.

Maliqi me këngën “Kthehu Tokës” do të performojë e dyta në natën finale. Perfomanca e saj e ditës së djeshme është vlerësuar shumë dhe komentet e bëra për të në rrjete sociale kanë qenë mjaft pozitive.

Faqja zyrtare e Eurovision në Facebook pas performancës së saj ka shkruar: “Vokal i mahnitshëm nga Jonida, jemi duke qarë.”

Përveç këngës dhe vokalit është vlerësuar gjithashtu edhe performanca dhe paraqitja e saj skenike./Opinion.al/

Vendet që janë klasifikuar për finalen e Eurovision:

1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Ceke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Maqedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11 Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja

Pas