Bota

Johnson mbërrin në kufi me Rusinë, takohet me trupat e NATO-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 01/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Johnson, është takuar trupat e NATO-s në bazën ushtarake Tapa në Estoni, duke u thënë atyre se bota po gëzon “paqe dhe siguri më të madhe pasi ata janë në vijën e parë të mbrojtjes  kolektive perëndimore”.

“Unë mendoj se ajo që po bëni është thelbësore për sigurinë e të gjitha kombeve tona, por edhe për vlerat tona, lirinë, demokracinë, kombet e pavarura sovrane. Kjo është ajo në të cilën ne besojmë, kjo është ajo për të cilën NATO mbështetet,-u tha ushtarëve Johnson.

Në një udhëtim në Poloni, Johnson kishte komentuar heshtjen “e pashpjegueshme” të oligarkëve rusë me investimet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë mendoj se heshtja e tyre është e pashpjegueshme dhe mendoj se njerëzit duhet të rriten dhe të denoncojnë këtë akt agresioni. Dhe ata oligarkë që kanë lidhje me regjimin e Putinit dhe që po përfitojnë nga shoqërimi i tyre me shtetin rus, ne do t’i ekspozojmë dhe zhvlerësojmë pasuritë e tyre.” tha Johnson.

Pas