Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Joe Biden uron Metën për Ditën e Pavarësisë: Do të mbështesim Shqipërinë

2021/11/28 at 3:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Amerika u rikthye”, Biden shpall politikën e jashtme

Presidenti i SHBA,  Joe Biden ka uruar Shqipërinë me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë. Urimi i është dërguar, Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Teksa përkujton tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Biden thekson se ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Biden nënvizon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në forcimin e institucioneve demokratike, përmbushjen e reformave në sektorin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj.

Mesazhi i Presidentit të SHBA

“I dashur Zoti President,

Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.

Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.

Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat”.

Etiketa: 28 nëntorinjoe bidenuron

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
E kapin dhimbjet e lindjes, deputetja merr biçikletën për në spital:Kështu ndodhi

E kapin dhimbjet e lindjes, deputetja merr biçikletën për në spital:Kështu ndodhi

Foto/ Publikohet imazhi i parë i variantit të ri të Covid-19, “Omicron”

Foto/ Publikohet imazhi i parë i variantit të ri të Covid-19, "Omicron"

Humbi djalin 26-vjeçar, rrëfimi i regjisorit Gurakuqi: Njeriu është prej guri

Humbi djalin 26-vjeçar, rrëfimi i regjisorit Gurakuqi: Njeriu është prej guri

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com