Faruk Ozer, turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë shqiptare. Mësohet se ai jetonte në Elbasan, por është arrestuar duke pushuar në një nga plazhet në jug të vendit.
Bashkë me turkun janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë që ishin me të. Autoritetet shqiptare prej kohësh ishin në gjurmim të vendndodhjes së tij si dhe kishin identifikuar personat me të cilët ai shoqërohej.
Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, ndërsa u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre, në këtë monedhë virtuale turke.
Faruk Ozer po mbahej nën përgjim dhe u arrestua gjatë një aksioni policor.
Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete është raportuar se ka pasur një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve. Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta. /Opinion.al