Kronikë

Masakroi të shoqin/Flet shqiptarja:Donte të më linte,të sillte të dashurën në shtëpi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 30/08/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e Nadire Kurtit, gruas që dyshohet se ka vrarë bashkëshortin Shefki Kurti duke e copëtuar në tualet me sëpatë.

Sipas raportimeve gruaja e ka vrarë bashkëshortin në kulmin e një debati. Ajo ishte e bindur se 71-vjeçari Shefki Kurti donte ta linte. “E godita me sëpatë për dru”-ka thënë ajo.

Nadire Kurti e vrau dhe e preu burrin e saj për ta “dënuar për pabesinë e tij të supozuar”.  “Ai donte të më linte, – u shpjegoi Nadire Kurti forcave të policisë së Rovigos – dhe më pas do të sillte dashnoren e tij të jetonte në shtëpinë tonë”.

Në të vërtetë, sipas mediave italiane, pensionisti Shefki Kurti nuk ka pasur asnjë lidhje jashtëmartesore dhe sipas asaj që është vërejtur deri më tani, 71-vjeçari nuk kishte ndërmend të braktiste gruan e tij. Gjithçka që ka deklaruar gruaja është rezultat i fantazisë së një mendjeje të turbullt. 68-vjeçarja, në fakt, prej vitesh lufton me çrregullime të ndryshme psikiatrike. Për të kujdesej bashkëshorti i saj 71-vjeçar, ndërsa kohët e fundit gruaja kishte krijuar një xhelozi absurde ndaj tij.

Nadire Kurti u shtrua në repartin e psikiatrisë në spitalin e Rovigos më 12 gusht dhe më 18 ka rrëfyer krimin para karabinierëve.

Sipas mediave italiane, gruaja e goditi bashkëshortin në pjesën e pasme të kokës pa pushim, derisa ia hoqi kokën. Menjëherë pas kësaj, ajo e tërhoqi trupin zvarrë në banjë, e copëtoi dhe e futi në disa thasë plehrash. Në atë moment ajo fshehu gjithçka në frigorifer në shtëpi, duke pritur që të vinte nata.

Pasi u errësua Nadire Kurti shkoi pranë argjinaturës të lumit Adigetto dhe hodhi trupin e copëtuar të të shoqit në ujë së bashku me armët e përdorura për ta therur. Pastroi gjithçka në shtëpi dhe thirri djalin, të cilin e njoftoi se babai i tij ishte larguar nga shtëpia pas një debati.

Pas rrëfimit, pasditen e 18 gushtit, karabinierët janë kthyer në kanal , 60 metra larg shtëpisë së çiftit. Aty gjetën më në fund sëpatën dhe tre thikat e kuzhinës të përdorura për vrasjen.

Pas