Ka dhënë dorëheqjen sot kryetari i Partisë Demokratike të Korçës nga drejtimi i selisë blu.
Sipas News24 mësohet se në një komunikim me anë të telefonit Devis Osmani është përgjigjur se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.
Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas dorëheqjes, ndërsa kujtojmë se ai ka qenë pjesë e rithemelimit që nga koha e ndarjes së PD.