InstaBIZ

Jennifer Lopez takohet me ish-partnerin në prani të Alex Rodriguez


               Publikuar në : 12:20 - 19/09/19 |
el ida

Duket se Jennifer Lopez dhe ish-partneri, Marc Anthony, vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve të tyre. Së fundmi, ata janë takuar për të mbështetur vajzën e tyre Emme gjatë një ndeshjeje në Miami.

Sigurisht që pranë këngëtares s’mund të mungonte partneri, Alex Rodriguez, ndërsa Anthony shoqërohej nga e dashura e tij e re.

Të veshur me rroba sportive, të dyja çiftet ishin kapur për dore dhe u sollën shumë normalisht, duke shijuar ndeshjen.

Që pas ndarjes, Lopez dhe Anthony janë takuar shpeshherë për shkak të fëmijëve të tyre. Megjithëse Anthony nuk ishte i pranishëm në festën gjigante të 50-vjetorit të Lopez, çifti u takua në shkollën e të birit 11-vjeçar në muajin maj.

Ende nuk dihet nëse Anthony do të jetë i pranishëm në dasmën e Jennifer dhe Alex-it, pasi ky i fundit u shpreh se në ceremoni do të ftonin të gjithë ish-partnerët që kishin pasur deri tani./Opinion.al
 

 

Pas