Katër çekët e arrestuar në uzinën e armëve në Poliçan (dy burra dhe dy gra) kanë deklaruar se kanë hyrë aty, pasi kishin ngatërruar rrugën.
“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.
Gjithashtu bëhet me dije se turistët e pajisur me aparate fotografike kanë kryer fotografi në një nga tunelet e uzinës./Opinion.al