Aktualitet

“Jemi në gatishmëri”, Peleshi: Të hënën, intensitet maksimal i reshjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 09/01/21 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhej sot në Obot të Shkodrës, ku situata paraqitet më e rëndë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.

Peleshi tha se aktualisht situata është e qëndrueshme, ndërsa theksoi se në datë 11 janar priten intensifikim të reshjeve.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar çdo situatë që mund të shkaktohet nga moti i keq. Sipas ministrit, e rëndësishme është që të mos përmbytet fusha e Bushatit.

“Nuk ka tërheqje të ujërave, pasi zona është nën nivel. Era që po fryn po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Pozitive është që nuk ka reshje. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në fushën e Bushatit në Shkodër dhe këtë do ta evitojmë. Reshjet do të shtohen pasnesër. Kaskada po menaxhohet si duhet. Në datën 11 është intensiteti maksimal i reshjeve, por shpresojmë që situata nuk do të përkeqësohet më tej. Ne jemi të gjithë në gatishmëri”,-u shpreh ministri./ Opinion.al

Pas