Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Trump për Iranin

2026/03/27 at 5:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Trump për Iranin

Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit.


Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran.

“Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të lehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut.

Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po minon rolin e Vance, i cili ka marrë një rol kyç në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi me Iranin. Vance, i njohur për qëndrimet e tij kundër luftërave të zgjatura jashtë vendit, është i përfshirë në negociata së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

I njëjti burim akuzoi Izraelin se qëndron pas raportimeve sipas të cilave Irani kërkon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

“Është një operacion izraelit kundër JD-së”, tha zyrtari amerikan për Axios, ndërsa mediumi thekson se nuk ka prova konkrete për një pretendim të tillë.

Në të njëjtin raportim citohet edhe një zyrtar tjetër amerikan, sipas të cilit Vance shihet si figura më e mundshme për të arritur një marrëveshje me Iranin.

“Nëse iranianët nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje me Vance, atëherë nuk do të arrijnë me askënd. Ai është opsioni më i mirë që kanë”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan për Axios.



Ju sugjerojmë

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
Bota

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit

8 Korrik, 2026 11:35 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s
Bota

VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s

8 Korrik, 2026 11:32 am
Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
Bota

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

8 Korrik, 2026 11:30 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump kërcënon përsëri: Do largojmë ushtarët nga Europa

8 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Ministrat e BE-së kërkojnë strategji të përbashkët për krizën e çmimeve të energjisë

Ministrat e BE-së kërkojnë strategji të përbashkët për krizën e çmimeve të energjisë

Izraeli godet raketat e Iranit, sulm fabrikës se raketave dhe minave detare

Izraeli godet raketat e Iranit, sulm fabrikës se raketave dhe minave detare

“Repeat” një strukturë e plotë kujdesi për trupin, energjinë dhe shëndetin

“Repeat” një strukturë e plotë kujdesi për trupin, energjinë dhe shëndetin
















TE FUNDIT

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
8 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare...

Lexo më shumë

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
8 Korrik, 2026

Humbja e Brazilit ndaj Norvegjisë i dha fund në mënyrë të papritur ëndrrës së miliona tifozëve brazilianë për sukses në...

Lexo më shumë

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

Berisha: Rama të largohet menjëherë
8 Korrik, 2026

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka përshkruar protestat e udhëhequra nga të rinjtë në Shqipëri si “lëvizjen më të...

Lexo më shumë

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
8 Korrik, 2026

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tjip Erdogan hapi punimet e ditës së dytë të samitit të NATO-s që po zhvillohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}