Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Këlliçi: Promovon vendet e huaja dhe jo Shqipërinë

2022/04/25 at 3:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Javët Kulturore Ndërkombëtare, Këlliçi: Promovon vendet e huaja dhe jo Shqipërinë

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, në një reagim të gjatë në “Facebook”,  ka komentuar nismën e qeverisë për Javët Kulturore Ndërkombëtare të cilat nisin duke filluar nga sot.


Sipas Këlliçit nisma e propozuar nga Rama, ka si qëllim promovimin e të gjitha kulturave të vendeve të huaja, por jo të Shqipërisë.

Deputeti sqaron se promovimi i kulturave të huaja është pikë së pari detyrë e ambasadave dhe e organizatave kulturore të huaja duke theksuar se taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për të promovuar nisma të tilla.

Më tej Këlliçi ngre pyetjen “Po Shqipëria kur do promovohet? Kjo duhet të na shqetësojë.”

Reagimi i plote i Kelliçit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka qenë forca politike nismëtare që mbështeti fuqimisht hapjen e Shqipërisë ndaj kulturave perëndimore. Shqipëria doli nga izolimi i gjatë kulturor komunist, kohë kur censurohej letërsia dhe filmi, kur ndalohej muzika e huaj dhe çdo shprehi artistike që nuk ishte fabrikim i realizmit socialist. Shqiptarët vuajtën nga mungesa e informacionit për dekada të tëra. Vendi ynë u nda brutalisht nga Europa dhe u kthye në një miniaturë sovjetike, pikërisht nga prindërit e qeverisë aktuale, e cila është qeliza bijë e Partisë së Punës.

Sezoni turistik ka nisur dhe vendi nuk është i përgatitur nga ana infrastrukturore. Rrugë në ndërtim të mbetura pezull, punime të tejzgjatura , pluhur betonieresh, rrëmujë dhe ndotje urbane.

Në momentin që flasim autobusët me turistë nuk kanë vendparkime dhe jemi shumë larg rregullit dhe standardeve të Bashkimit Europian.

Shqipëria, ashtu si Greqia, Italia, Kroacia dhe vendet fqinje, duhet të zhvillojë turizmin identitar. Vizitorët e huaj duan të njohin Shqipërinë, kulturën e saj, muzikën dhe gatimet shqiptare.

Jemi në sezon turistik por qeveria Rama promovon gjithçka përveç Shqipërisë.

Promovimi i kulturave të huaja është pikë së pari detyrë e ambasadave dhe e organizatave kulturore të huaja. Taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për të promovuar nisma të tilla.

Turistët e huaj kërkojnë informacion dhe aktivitete kulturore shqiptare nga të gjitha trevat. Arsyeja e ardhjes së tyre këtu është Shqipëria, ajo çka ofrojmë ne, nga veriu në jug.

Po Shqipëria kur do promovohet? Kjo duhet të na shqetësojë.

Turizëm do të thotë identitet.

Identitet historik, kulturor dhe kulinar. Qeveria Rama e trajton Shqipërinë si një kulturë inferiore dhe e le në hije si një skuqje nga turpi.

Kjo është e papranueshme për çdo shqiptar që ka një fije krenarie për vendin dhe identitetin e tij.

Ne kemi shumë për ofruar, edhe pse jemi vend i vogël.

Kjo qasje inferiore e qeverisë Rama është e krahasueshme me një restorant mesatar që i shërben makarona turistëve italianë dhe sushi atyre japonezë.

Kjo që po ndodh është mungesë vizioni, paaftësi dhe padije.

Qeverisë Rama i mungon kontakti me operatorët turistikë. Ajo nuk merr në konsideratë opinionet e ekspertëve të fushës, duke krijuar perceptimin publik se Shqipëria është e pamjaftueshme kulturalisht.

Partia Demokratike vlerëson se vendit i duhet strategji e re për t’u promovuar ndërkombëtarisht. Turizmi ynë duhet të ketë identitetin e tij kulturor, ashtu si të gjitha shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Inceneratorët/ Urdhër-arresti nga SPAK, reagon Alqi Bllako

Alqi Bllako në “lupën” e SPAK, nis hetim pasuror ndaj tij

Gjendet një pako e dyshimtë në Vlorë, policia në vendngjarje

Gjendet një pako e dyshimtë në Vlorë, policia në vendngjarje

Grenell: Administrata e Biden sanksionoi Berishën, por jo dashnoren e Putin

Grenell: Administrata e Biden sanksionoi Berishën, por jo dashnoren e Putin
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}