Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Java që lamë pas/ Nga zgjedhjet në Dibër, tek sherri mes Noizyt dhe Cosman

2016/09/17 at 3:38 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Java që lamë pas/ Nga zgjedhjet në Dibër, tek sherri mes Noizyt dhe Cosman

Opinion.al, do të sjellë çdo fundjavë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që prekën aktualitetin në vend. Në një hark kohor nga e enjtja në të enjte, ne do të paraqesim në mënyrë të përmbledhur zhvillimet e fundit dhe më të nxehtat e një jave në Shqipëri. Dhuna ndaj biznesmenit libanez, zgjedhjet në Dibër,  protestat e maturantëve për të drejtat e shkollimit apo dhe sherrri banal mes dy rreperëve Noizy e Cosman kanë qenë disa prej ngjareve që morën vëmendje të lartë publike gjatë javës që lamë.


 

Dhuna ndaj biznesmenit libanez

Të shtunën e 10 shtatorit, biznesmeni Faad Mitri është dhunuar në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku më shtetasin E.M me makinën  e tyre tip “Mitsubishi.

Fillimisht ata u përplasen nga një tjetër automjet tip “Volkswagen” ku gjendeshin 3 persona, të cilët më pas kanë dalë nga makina e tyre dhe kanë dhunuar biznesmenin duke përdorur madje edhe një shkop bejzbolli.

Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, ndërsa mësohet se biznesmeni libanez është  dhunuar pikërisht për shkak të një  investimi gjigand që ai po realizon për një resort në Gjirin e Lalzit. Mendohet se agresorët i kanë kërkuar biznesmenit të largohet nga Shqipëria.

Faad-mitri-415x260

Zgjedhjet në Dibër

Kandidati i majtë Muharrem Rama është Kryebashkiaku i ri i Dibrës, pas zgjedhjeve të 11 shtatorit. Ai ka fituar me më shumë se 4 mijë vota përballë kandidattit të djathtë Sherefedin Shehu. Ndërkohë, Partia Demokratike në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar vjedhjen e votës në këtë proces, që sipas kryetarit Lulzim Basha nxori fitues kartelin e drogës dhe korrupsionit.

Në ditët që pasuan nxjerrjen e rezultatit zyrtar mediat dhe emisionet investigative, e veçanërisht emisioni “Stop” në TV Klan, gjithashtu kanë denoncuar raste të shitjes së votës, për 2 mijë lekë të reja.

Zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës, u zhvilluan pas lënies në mes të mandatit nga ish-kryetari Shukri Xhelili, pas përfshirjes së këtij të fundit në një skandal seksual.

 

stop-BLERJA-E-VOTES

 

Abuzimi seksual me te mituren

Nëna e një vajze 12 vjeçare dhe bashkëjetuesi i saj janë arrestuar nga policia e Fierit, nën akuzën e abuzimit seksual me vajzën e mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit, ku janë ndaluar 52 vjeçari Ilmi Hioxhaj dhe  bashkëjetuesja e tij 40-vjeçare Selvie Yzeiraj.

Prej më shumë se gjashtë vjetësh, njerku abuzonte seksualisht me vajzën e mitur ndërkohë që e ëma në dijeni të ngjarjes, jo vetëm që nuk e ka denoncuar, por e ka pranuar atë në heshtje.

Nga dëshmitë e vajzës në prani të psikologëve, e ëma ka qenë dëshmitare e skenave seksuale të njerkut me të miturën dhe nuk ka reaguar.

Në fillim Selvie Yzeirja e ka mohuar këtë fakt, por më pas ajo e ka pranuar abuzimin, duke shtuar se ka heshtur për të mos i hapur fjalë vajzës në fshat.

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar kanabis dhe 21 bime iu gjetën të mbjella në oborrin e shtëpisë.

selvije

Rama dhe protesta e maturantëve

Dita e martë ka shënuar edhe nisjen e regjistrimit në Universitete për maturantët fitues, ndërkohë që shumë prej atyre të mbetur poshtë vijës së kuqe kanë vijuar protestat përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rishikimin e procedurave në fazën e dytë të regjistrimit.

Paralelisht me protestën ku nuk kanë munguar tollombacet me bojë  në drejtim të godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë ka zgjedhur të zhvillojë një takim me 150 maturantët më të mirë të Shqipërisë, ku sipas tij, më të paktët kanë fituar të paktën në 4 degë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama është ndalur tek të mirat që ka sjellë reforma në arsim, duke mos marrë kështu parasysh, ankesat e qindra maturantëve të mbetur në udhëkqryq.

Por edhe pse Kryeministri ka lavdëruar fituesit, që sipas tij kanë qenë më të mirët, duket se edhe midis maturantëve ekselentë ka patur të penalizuar, që nuk kanë shkuar aty ku ata kanë dëshiruar.

Protesta-e-maturanteve-9

Noizy dhe Cosman

Një përleshje e armatosur mes dy reperesh të njohur ka nodhur pasditen e 13 Shtatorit  në mes të Prishtinës, përballë njërit nga hotelet e njohura të këtij qyteti. Si pasojë e përplasjes në të cilën janë përfshirë Noizy dhe Cosman, me grupet e tyre përkatëse OTR dhe Babastars, ka mbetur i palgosur reperi Noizy dhe një shok i tij.

Policia ka ndaluar Cosmanin, i cili sikurse bëhet me dije është lënë i lire pas 48 orësh. Nuk janë të qarta arsyet që kanë çuar sherrin deri në përplasje me armë, ndonëse mendohet se motivi i tij lidhet me disa deklarata të Noizyt mbi reperin rival./ Opinion.al, M.B

noizu

Etiketa: ngjarjet e javesnoizy dhe cosmanzgjedhjet ne diber


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Ja si u veshën të ftuarit në Opinion…

Ja si u veshën të ftuarit në Opinion...

Ministria merr një vendim, ja si do zgjidhet ngërçi i maturantëve në fazën e dytë

Ministria merr një vendim, ja si do zgjidhet ngërçi i maturantëve në fazën e dytë

Dëshmia e pilotit italian: Shqiptarët më ofruan 20 mijë euro për transportin e drogës

Dëshmia e pilotit italian: Shqiptarët më ofruan 20 mijë euro për transportin e drogës
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}