Kryesore

Jashtë grupit parlamentar të PD, Berisha publikon videon e jep një mesazh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 12/09/21 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ditën e sotme ka publikuar një video-mesazh në rrjetin social “Facebook”,  ku përmblidhen disa nga momentet kyçe të karrierës së tij politike.

Në video shfaqen momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë si rënia e regjimit komunist, betimi i Berishës si President i Shqipërisë, vizita e Xhorxh W. Bush në Tiranë dhe deri tek anëtarësimi i vendit tonë në NATO.

Po ashtu pjesë e videos janë edhe pamjet e takimeve të shumta që ai ka zhvilluar si kryetar i Partisë Demokratike.

Krahas pamjeve ish-kryeministri jep një mesazh duke thënë se kjo video është një kushtrim për çdo demokrat.

“Sot ju përshëndes miq me këtë video si kushtrim për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo shqiptar. Sb”, shkruan ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të enjten një ditë para seancës së parë plenare të legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata”./Opinion.al

 

Pas