Aktualitet

Tiranë/ Arrestohen 13 shoferë, pse ndëshkohen drejtuesit e mjeteve në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 12/09/21 |
Opi Nion

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Bëhet me dije se 13 shoferë janë arrestuar në Tiranë gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga policia 8 prej tyre janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur në nivele të larta, ndërsa 5 të tjerë nuk ishin të pajisur me patentë.

Sakaq janë ndëshkuar me masa të tjera drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjeti nën efektin e alkoolit, 15 shoferë janë proceduar për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe 14 drejtues janë procedua për mungesë dokumentacioni për errësimin e xhamit të parë dhe targa të modifikuara.

Ndërkohë, 27 patenta janë pezulluar për tejkalim shpejtësie deri në 169 km/h./Opinion.al

Pas