Bota

Japonia përgatitet për tajfunin shkatërrues, miliona banorë të jugut po evakuohen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 18/09/22 |
Opi Nion

Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë ka goditur ishullin jugor të Kyushu.

Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra prej të paktën 180 km/h (112 mph) dhe në disa zona mund të kenë 500 mm reshje shiu gjatë ditës së sotme dhe në mbrëmje.

Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.

Tajfuni arriti pranë qytetit të Kagoshima, në majën jugore të Kyushu, mëngjesin e sotëm.

Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë banorw.

Autoritetet kishin lëshuar “alarm” për ishullin, i pari i vendosur ndonjëherë jashtë prefekturës Okinawa, i cili përbëhet nga ishujt më të vegjël dhe të largët japonezë në Detin e Kinës Lindore, raporton Japan Times.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se Nanmadol do të sillte shira të rrëmbyeshëm, stuhi përgjatë bregdetit dhe erëra aq të fuqishme sa që ekzistonte rreziku që shtëpitë mund të shemben.

Pas