Kronikë

Dhunuan 42 vjeçarin kur po darkonte me familjen,3 autorët me rrezikshmëri të lartë(Emrat)



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 18/09/22 |
Opi Nion

Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi të maskuar goditën me sende të forta një 42 vjeçar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, për motive të dobëta.

Mësohet se autorët janë Sinan Proda, 57 vjeç, i dënuar më parë për vrasje; Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Sipas Balkanweb, më 12 shtator ata kanë shkuar rreth orës 22:30 të maskuar dhe me armë te një restorant në lagjen nr.4 dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E.Kushova, teksa ishte duke darkuar me familjen e tij. Po ashtu në atë moment në lokal ka patur dhe klientë të tjerë që po darkonin. Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip “Ford” me targa italiane.

Ndërkohë policia i ka vënë në pranga tre personat të cilët, konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se Sinan Proda në vitin 2010 në Tiranë ka vrarë me thikë fqinjin e tij te “Komuna e Parisit” të quajtur Dritan Selimi.

Ndërsa, Armando Hako rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë të një automjeti, ngjarje e ndodhur në 5 gusht 2013 në fshatin Nivicë të Sarandës, ku në bashkëpunim me Lulëzim Tabakun i vodhën me kallashnikov makinën Thanas Mungulit për larje hesapesh.

Sipas informacioneve nga policia, në dhunimin e 42-vjeçarit ka marrë pjesë Enrik Proda dhe Armando Hako. Ndërsa Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur.

Pas