Sport

“Janë kampion me borxhe”, presidenti i Napolit ironi me Juventusin


               Publikuar në : 19:59 - 17/05/19 |
Opi Nion

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur në lidhje  për situatën që po kalon skuadra e tij në Serie A.

Gjatë një interviste  për  “Luna TV”, De Laurentiis thumboi Juventusin, duke thënë se ata janë kampionë, por kanë borxhe.

“Për ne, është e vështirë të rivalizojmë me skuadra si Juventusi që janë në borxhe. Ne nuk kemi asnjë euro borxh.

 Pjesa tjetër e skuadrës ka bërë shumë mirë këtë sezon. Është e vështirë të kalosh nga filozofia e Sarrit te Ancelottit. Pas tre viteve me Maurision, i cili bëri një punë të shkëlqyer, lojtarët duhet të përshtateshin me Ancelottin. Duhet kohë”, u shpreh presidenti i Napolit./ Opinion.al E.Xh.

Pas