Aktualitet

Protesta e 11 majit, Veliu urdhëron shpërblim për punonjësit e policisë


               Publikuar në : 20:54 - 17/05/19 |
Opi Nion

Policët të cilët u angazhuan në protestën e opozitës më 11 maj, do të shpërblehen me një rrogë plus.

Urdhri që mban datën e 12 maj, është dhënë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku i kërkon drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda dhe drejtorit të departamentit për sigurinë publike, që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës

“Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë. Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë”, shkruhet në urdhrin e Veliut.

Në protestën e 11 maij, pati pëprlasje të forta mes policisë dhe protestuesve, të cilët përdorën dhe bomba molotov, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Gjithashtu, bomba molotv, fishekzjarrë e sende të forta ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë.

Në protestën e 11 majit u dhunua Sekretarin Organizativ të PD, Sait Dollapi, i cili u qëllua disa herë  nga punonjësit e policisë./ Opinion.al E.Xh.

Pas