Aktualitet

“Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve”,Berisha:Le t’i marrin të pandehur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 04/06/21 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar ditën e sotme se fëmijët e tij kanë përfituar të ardhura në mënyrë të jashtëligjshme.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, z.Shkëlzen Berisha dhe znj. Argita Malltezi dhe po ashtu ai tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij.

Kam të vërtetën me vete. Ata fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…Dhe Lirinë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin. Në qoftë se për Argitën ka një provë, që nesër. Sepse këtë e kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi. I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati. Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama. Të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave. Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, tha Berisha.

Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij./Opinion.al

Pas