-Shëndeti

Ja si parandalohen hemorroidet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 01/05/16 |
root

Trajtimi mjekësor i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre. Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale (pa kapsllek) e cila arrihet në sajë të një diete të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar problemet në defektim, dhe uljen e presionit të venave të anusit. Duke ngrënë sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh (pa alkool) e bën më të lehtë zbrazjen e zorrës. Fibrat ushqimore merren nëpërmjet konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike. Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura, dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas