Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Eduart Selamit, se ai ka zhgënjyer demokratët si kryetar i PD-së dhe nuk ngjall shpresë.
Duke folur në një intervistë për ABC, Basha ka thënë se në këtë moment nuk është ai e keqja më e madhe e vendit.
“Çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të japë kontributin e vet konstruktiv.
Këtu është detyra ime. Pjesa tjetër mund të jetë detyra e juaja, e gazetarëve.
Unë nuk mund të shpenzoj asnjë sekondë dhe asnjë pikë energjie timen apo të PD-së në një debat i cili nuk fokusohet tek e keqja e madhe në vend, që është korrupsioni, krimi i ngritur në sistem, hajdutëria masive dhe mizerja ekonomike që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.