Gazmend Daka ka dehur me raki e verë shumë figura të politikës në Kosovë. Madje, nën shijen e rakisë së tij ka kaluar çaste gazmore edhe ishpresidenti, Ibrahim Rugova.
Qysh në krye të herës, Rahoveci ka pasur një traditë të trashëguar brez pas brezi në kultivimin e vreshtarisë, në bërjen e verës dhe të rakisë.
Po të zbresësh në fund të Rahovecit, pleqtë bëjnë me gisht nga podrumi i verës së familjes Daka, si një ndër më të moçmit në ato anë.
Gazmend Daka, kultivues i moçëm i verës e rakisë, thotë se me shekuj familja e tij e ka kultivuar këtë zanat, shkruan Zeri.
Myshterinj të rregullt i ka kryetarin e PDKsë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn e Agim Çekun.
Ai kultivon dy lloje të rakisë, rakinë me mjaltë e rakinë e shtëpisë dhe katër lloje të verërave, Chardonnay e bardhë, e Vranac, Pinot dhe Cabernet. /Zëri/