Edicioni i shtatë i spektaklit, “Gjeniu i Vogël” i cili do të nisë transmetimin të shtunën në mbrëmje në Tv Klan, do të sjellë edhe këtë sezon shumë talente e surpriza.
Opinion.al ka zbuluar se cilët do të jenë anëtarët e jurisë dhe ata do të jenë përsëri katër artistë. Këtë vit vogëlushët do ta gjykohen nga drejtori artistik i Gjeniut, Adi Hila, mezzo-sopranoja Vikena Kamenica, kantautori Pirro Çako dhe në vend të këngëtares, Genta Ismajli do të kemi një tjetër këngëtare shumë të talentuar kosovare, Jehona Sopin.
Këngëtarja e njohur, e cila nuk është më shumë aktive në muzikë dhe gjithnjë e më shumë larg rrjeteve sociale, do të provojë për herë të parë të gjykojë fëmijët e një talent shou si “Gjeniu i vogël”.
Prezantimi i është besuar edhe këtë vit aktores bukuroshe, Klea Huta.