Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi

2024/09/16 at 5:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se shteti i tij do të hakmerret ndaj sulmit me raketë që goditi pjesën qendrore të Izraelit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi rebelët huthi, një grup nga Jemeni që gëzon përkrahjen e Iranit, morën përgjegjësinë për sulmin, i cili nuk pati pasoja tek banorët e zonës, ndërkohë që konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdon të zgjerohet.


Ky zjarr në afërsi të Modiinit, në pjesën qendrore të Izraelit, u shkaktua nga sulmi i rebelëve huthi në Jemen, një grup i lidhur me Iranin, që goditi Izraelin me raketë balistike hipersonike nga një distancë prej 2040 kilometrash.

Zëdhënësi i rebelëve huthi, Jahja Saree paralajmëroi sulme të tjera.

“Armiku izraelit të përgatitet për sulme të reja ndërsa i afrohemi përvjetorit të parë të operacionit të bekuar të tetorit. Ato përfshijnë operacione për përkrahje të vazhdueshme për palestinezët e shtypur”, deklaroi ai.

Ai iu referua sulmit terrorist të 7 tetorit të kryer nga Hamasi gjatë të cilit grupi militant vrau 1,200 persona në Izrael dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë. Dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë gjatë kundër-ofensivës së Izraelit në Gazë.

Izraelit njoftoi se nuk kishte të lënduar nga sulmi me raketë i fundjavës, por Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej gjatë takimit të kabinetit të tij.

“Jemi në një fushatë me shumë fronte kundër boshtit të së keqes… Deri më tani ata do të duhej ta kuptonin që do të paguajnë një çmim të ashpër për secilën përpjekje për të na dëmtuar… Hamasi tashmë po e kupton nga veprimet tona, që do të çojnë në shkatërrimin e tij dhe lirimin e pengjeve tona”, tha ai.

Përkundër zotimit të tij për të siguruar lirimin e pengjeve, shumë izraelitë thonë se kryeministri Netanyahu nuk po bën sa duhet.

“Ai nuk mërzitet nëse ata vdesin. Atij nuk i bëhet vonë për asgjë. Atij i intereson vetëm të vazhdojë të sundojë dhe në fakt as këtë nuk po e bën. Ai nuk po menaxhon asgjë në Izrael. Izraeli është në anarki të plotë”, tha protestuesi Israel Charag.

Demonstratat kundër qeverisë së zotit Netanyahu nuk paraqesin risi në Izrael.

Por këto protesta masive kanë marrë hov javëve të fundit, pasi ushtria gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi, të cilin qeveria amerikane e ka shpallur organizatë terroriste, vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një armëpushimi që do të përfshinte lirimin e personave që vazhdojnë të mbahen peng./ VOA



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Presidenti i Iranit: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor

Presidenti i Iranit: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor

Kristjan Asllani rinovon me Interin

Kristjan Asllani rinovon me Interin

Trumpi pranon ofertën e Fox News për debat presidencial me Harrisin

Qëndrimet e kandidatëve Trump-Harris për Iranin
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}