Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëndrimet e kandidatëve Trump-Harris për Iranin

2024/09/16 at 5:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trumpi pranon ofertën e Fox News për debat presidencial me Harrisin

Sjellja kërcënuese e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendit aleat, Izraelit, është një ndër politikat e pakta të jashtme që trajtohet gjatë fushatës elektorale nga të dy kandidatët për president, Kamala Harris dhe Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Lipin shqyrton përqasjet e ndryshme të Nënpresidentes Harris dhe ish-Presidentit Trump për t’u përballuar me rrezikun nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij.


batit me rivalin republikan, ish-Presidentin Donald Trump, ajo u zotua për ta zgjeruar këtë përqasje mbrojtëse edhe për Izraelin.

“Do t’i jap gjithnjë Izraelit mundësinë të mbrohet, në veçanti për sa i përket Iranit dhe çfarëdo kërcënimi që i vjen Izraelit nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Nënpresidentja Harris.

Administrata Biden-Harris e ndihmoi Izraelin të mbrohet nga sulmi ajror i paprecedent nga Irani në prill.

Luftanijet amerikane u dërguan në rajon muajin e kaluar për t’i paraprirë përsëritjes së një sulmi të tillë nga Irani.

Vendosja e theksit tek një përqasje e tillë mund të ketë ndikim tek votuesit.

“Mendoj se ajo e di që amerikanët janë të lodhur nga lufta dhe me siguri që nuk dëshiron të duket sikur po kërkon një luftë tjetër. Pra, mbrojta preferohet nga njerëzit. Por, amerikanët e shohin me dyshim sektorin e mbrojtjes, në veçanti për shkak të historikut të çerek shekullit të fundit”, thotë Michael O’Hanlon, drejtues për studimin e politikës së jashtme në Institutin Brookings.

Por, administrata Biden-Harris përjetoi në muajin gusht një rritje të agresionit nga bashkëpunëtorët e Iranit, me sulme ndaj bazave në Irak dhe Siri dhe me ekzekutimin e një pengu amerikan në Gazë.

“Nuk ka patur fare përgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Kanë vazhduar në pozita mbrojtëse. Shqetësimi im është se Irani po merr mesazhin se mund të vazhdojnë të provokojnë dhe ta përshkallëzojnë situatën sipas dëshirës së tyre, dhe se gjithçka që do të mundet të bëjë SHBA-ja do të jetë në përgjigje, pra nuk do të ketë iniciativën”, thotë Victoria Coates, nga Fondacioni Heritage.

Ish-Presidenti Trump thekson historikun e tij të vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit për shkak të veprimtarisë keqdashëse gjatë presidencës së tij.

“I thashë Kinës dhe vendeve të tjera, ‘nëse blini nga Irani, nuk do ju lejojmë të bëni biznes në vendin tonë, dhe do të vendosim tarifa mbi 100% ndaj çdo produkti që dërgoni këtu”, tha ish-Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar Republikan.

Gjatë debatit, ai e akuzoi administratën Biden-Harris se pasuroi Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij, duke ua lehtësuar kështu trysninë.

Ish-Presidenti Trump premtoi gjithashtu se do t’i japë zgjidhje rrezikut nga Irani, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Shikoni se ç’po ndodh në Lindjen e Mesme… Do ta zgjidh këtë me shumë shpejtësi”, tha ai.

Gjatë mandatit të tij, ish-Presidenti Trump bëri një fushatë dyvjeçare me “trysni maksimale” ndaj Iranit.

Duke mos u riangazhuar për një strategji të tillë, ai ruan mundësinë e vendosjes së një politike të re që mund të ushtrojë trysni më me shpejtësi ndaj Iranit.

Një pikë e ngjashme mes Nënpresidentes Harris dhe ish-Presidentit Trump është se të dy kandidatët nuk kanë thënë se si do të vepronin në rast se Irani prodhon një bombë bërthamore, një mundësi për të cilën kanë sinjalizuar zyrtarët iranianë./VOA



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
SHBA 60 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, reagon Biden: Të dërgojmë sa më shpejt armët në Ukrainë

Presidenti Biden reagon pas atentatit të dytë ndaj Trump: Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë staf

Ukraina fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk të Rusisë

Ukraina fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk të Rusisë

Reshje shiu dhe erëra të forta në Itali, alarm në 10 rajone

Reshje shiu dhe erëra të forta në Itali, alarm në 10 rajone
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}