Rajoni

Izolimi në Greqi/ Dyndje në dyqane, qytetarët largohen nga Athina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 06/11/20 |
Opi Nion

Radhë të mëdha ka patur sot në dyqane e banka në Greqi, përpara se masat e reja kufizuese të hyjnë në fuqi.

Mediat greke shkruajnë se dyqanet ku dyndjet janë më të mëdha janë ato që sheshin pajisje elektronike, lodra dhe libra, por edhe dyqanet e veshjeve.

Edhe pse është lajmëruar se dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura, shumë qytetarë janë “dyndur”për të bërë blerjet e fundit,  duke krijuar kështu  radhë të gjata në supermarkete.

Ndërsa trafiku në rrugët nacionale është rritur ndjeshëm sot pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshat, pak para bllokimit që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.

Më herët, kryeministri grek Mitsotakis, u shpreh se masat me qëllim parandalimin e infeksionit COVID-19 do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore.

Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur“, tha Mitsotakis.  Gjithashtu, ai njoftoi se marketet dhe farmacitë do të jenë hapur. / Opinion.al

 

Pas