“Nuk kam konflikte me askënd dhe nuk kam një të dyshuar”, ka thënë 31-vjeçari Orland Paplekaj, në dëshminë e dhënë në polici.
I riu i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë zjarri teksa po lëvizte me kamionçinë në rrugën dytësore Xhafzotaj-Durrës. Në drejtim të mjetit të tij u qëllua nga një makine tip Golf dhe për pasojë Paplekaj humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Shënjestra e atentatit, babai i dy fëmijëve, në momentin e sulmit po drejtonte një makine transporti pasi punon si shpërndarës i bombolave të gazit.
Blutë e Durrësit janë vënë në kërkim të autorit. Ndërsa kanë kryer edhe ekspertizën në vendin ku ndodhi ngjarja. Policia po heton për zbardhjen e motiveve të atentatit./Klan News