Bota

Itali / Varianti Delta përbën 22.7% të rasteve të COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 03/07/21 |
Opi Nion

Varianti “Delta” i COVID-19 është kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore në Europë.

Së fundmi Instituti i Shëndetit Italian ka publikuar të dhëna të cilat tregojnë se  varianti Delta përbën  22.7% të rasteve të koronavirusit në këtë shtet.

Ky mutacion  është përhapur në dy të tretat e rajoneve të vendit.

“Varianti  Delta do të vazhdojë të përhapet  dhe ne duhet ta monitorojmë nga afër. Është thelbësore të monitorojmë dhe kontaktet në mënyrë që të përfundojmë fushatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur”-tha Silvio Bruzafero, president i Institutit të Shëndetit Italian.

Në total prej 199,238 testesh diagnostikuese, 0.4% ishin pozitive. Deri më tani, 31.6% e popullsisë në Ityali janë vaksinuar me dy doza të koronavirusit dhe 56.8% me një dozë të vetme./ Opinion.al

Pas