Bota

Itali/ Ulen shifrat, 136 viktima dhe mbi 6600 raste të reja me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:11 - 15/05/21 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar ditën e sotme 136 viktima nga koronavirusi. Njoftohet se numri i fataliteteve ka pësuar një ulje krahasuar me dje që ishin 182.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se të infektuarit më virus sot ishin 6659 nga 294686 testime që u bënë. Ashtu si vdekjet edhe të prekurit sot kanë pësuar ulje, pasi dje ishin 7567 të infektuar nga 298186 teste.

Ndërkohë që në kujdesin intensiv ndodhen 1805 pacientë, ndërsa sot numri i atyre që fituan betejën me sëmundjen raportohet se ishte 13292. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, të shtruar në spital janë 12493 qytetarë./Opinion.al

Pas