Bota

Itali/Shumica e të infektuarve nën 40 vjeç, futen testet e shpejta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 11/08/20 |
Opi Nion

Teste të shpejta për të diagnostikuar koronavirusin, më shumë kontrolle në porte dhe aeroporte pë rata që kthehen në Itali nga vendet në rrezik. Ministria italiane e shëndetësisë e ka bërë këtë lëvizje për të evituar shtimin e rasteve pozitive përmes personave që do të hyjnë në vend pasi të mbarojnë pushimet.

Ajo që i ka shqetësuar ekspertët është numri i lartë i infektimeve, veçanërisht mes atyre që kthehen nga vende si Spanja, Greqia, Malta dhe Kroacia. Veçanërisht shqetësuese është rënia e moshës së të infektuarve, tashmë nën 40 vjeç. Kjo tregon se janë veçanërisht të rinjtë, shpesh asimptomatikë apo me simptoma të lehta, ata që po shpërndajnë virusin.

“Duhet të analizojmë kurbën çdo ditë dhe nëse rritet, duhet të shtojmë masat”, thonë ekspertët./Opinion.al

Pas