Kronikë

Itali/ Prenë hekurat e qelisë, 3 shqiptarë arratisen nga burgu i Trevisos



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 10/06/22 |
Opi Nion

Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5:00 të ditës së sotme.

Mediat italiane bëjnë me dije se ata kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë. Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve. Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve .

Një prej të arratisurve, 27 vjeç, ishte ndaluar me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

“Me një metaforë – De Fazio komenton ngjarjen– folëm për arratisjen nga burgu të operatorëve kur mësuam për një arratisje të vërtetë, të kryer me metodën më klasike. E gjithë kjo tregon tablonë në të cilën gjenden burgjet e vendit”,- përfundon ai./Opinion.al

Pas