Kronikë

Itali/Nëna shqiptare e 3 fëmijëve humb jetën në një aksident tragjik(Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 30/06/20 |
Al Do

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti tragjik.

Violeta Caka, 47 vjeç po udhëtonte me makinën e saj dhe në momentin që po përpiqej të ndalonte në një pikë karburanti është përplasur në krahun e djathtë nga një makinë tjetër që vinte nga mbrapa.

Në këtë moment makina e saj është spostuar në korsinë tjetër ku po vinte me shpejtësi një automjet i cili e aksidentoi sërish makinën e cila u nda në dysh.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë që iu dha, 47-vjeçarja nuk mbijetoi dot.

Ajo jetonte në një provincë të Modenas me burrin dhe tre fëmijët e saj. /Opinion.al

Pas