Bota

Itali/Babai vret djalin 7 vjeçar dhe e fut në dollap, tenton të vrasë ish-gruan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 02/01/22 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar vrau djalin 7-vjeçar mbrëmë në shtëpinë e tij në provincën e Vareses në Morazzone.

Më pas ai shkoi në Gazzada, po në zonën e Vareses, dhe tentoi të vriste ish-gruan që po qëndronte tek prindërit e saj.

Babai e fshehu trupin e fëmijës në dollapin e shtëpisë pasi e kishte vrarë duke i prerë fytin. Më pas, burri i cili kishte shkelur arrestin e shtëpisë, hipi në makinë dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të ish- gruas, ku u përpoq ta godiste edhe atë, ndoshta duke përdorur të njëjtën armë që përdori për të vrarë djalin. Ai e plagosi gruan, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe u largua. Karabinierët u vunë në ndjekje dhe zbuluan në shtëpinë e tij trupin e pajetë të fëmijës./Opinion.al

Pas