Ashtu siç pritej, numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit ka rënë. Kjo vjen pasi pjesa më e madhe e laboratorëve të testimeve janë të mbyllur ditën e dielë.
Kështu, autoritetet raportuan 22,253 raste të reja, rreth 7 mijë më pak se sa u raportuan ditën e djeshme. Këto shifra janë rezultat i 135,731 tamponëve, 50 mijë me pak se dje.
Fatkeqësisht nuk është ulur numri ditor i viktimave. Sipas burimeve zyrtare janë shënuar 233 viktima, 83 më shumë se një ditë më parë ku ishin 208.
Pacientët në terapi intensive janë 2.022 persona, 83 më shumë se të dielën. Ndërsa të shtruarit në spitale janë 19.840 persona.
Lombardia është dukshëm rajoni më i nxehtë, me 5.278 raste të reja, Campania me 2.861, Toscana 2.009, Piemonte 2.003, Lazio 1.859, Emilia Romagna 1.652, Veneto 1.544 persona sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë. / Opinion.al