Alarmi se ISIS do të kryejë sulme në Turqi së afërmi ka vënë në lëvizje autoritetet turke.
Policia e këtij vendi ka lëshuar një paralajmërim të fshehtë, ku thuhet se ISIS do sulmojë vendin më 19 maj.
Dokumenti është siguruar nga “DailyNeës”, në të cilin përmenden sulme të menjëhershme të ISIS’it në Turqi, gjatë festimeve të Ditës së Rinisë dhe Sportit.
Turqia prej kohësh ka rënë pre e sulmeve si të ISIS ashtu edhe të Partisë së Kurdistanit, e cila cilësohet si terroriste prej Erdoganit.