Aksident me vdekje në qytetin e Ballshit. Sipas policisë lokale një 26-vjeçar me inicialet G.M duke drejtuar një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një burrë, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Si pasojë e përplasjes 48-vjeçari Isa Malaj ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Ballshit u transportua për në Spitalin Rajonal Fier, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
“Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia. /Opinion.al