Aktualitet

ISHP për vaksinën kineze: “Sinovac” shmang vdekjet dhe rastet e rënda


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 12/04/21 |
Opi Nion

Pasi drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve Gao Fu pranoi se vaksina e prodhuar në Kinë Sinovac  ka efektivitet të ulët, kanë reaguar menjëherë  autoritetet  shqiptare, teksa  shprehen se synimi kryesor i vaksinimit është  shmangia e vdekjeve dhe rasteve të rënda dhe kjo e mundëson.

Ndërkohë bëhet me dije se në Shqipëri do të vazhdojë të respektohet protokolli dhe vaksina kineze do të kryhet me dy doza një muaj larg njëra tjetrës. Mundësia për të injektuar një dozë të tretë sipas Përgjegjëses së Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj, do të vlerësohet në një moment të  dytë.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh se numri i vaksinimeve në vendin tonë ka arritur në rreth 260 mijë  ku rreth 185 mijë janë të moshuar të cilët  kanë marrë dozën e parë./Opinion.al

Pas