Aktualitet

ISHP: E papranueshme situata në dyert e shkollave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 14/09/20 |
Al Do

Kjo situatë e krijuar në dyert e thuajse çdo shkollë të arsimit parauniversitar në vend konsiderohet e papranueshme nga Instituti i Shëndetit Publik. Inspektorët kanë dalë në terren për të parë nëse respektohen masat e përcaktuara për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kanë konstatuar shkelje në masë të rregullave.

“Në shumicën e shkollave që ne kemi inspektuar kemi parë një fluks prindërish. Nuk janë respektuar aspak masat parandaluese për Covid-19, mbajtja e maskës, respektimi i distancës sociale.”

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kërkojnë nga prindërit e nxënësit të mësohen me realitetin e ri, në të cilin ndodhemi, ndryshe paralajmërojnë se nëse sjellja do të jetë e tillë si ditën e parë të shkollës, numri i të infektuarve do të rritet ndjeshëm.

“Shumë e rëndësishme që ajo që ndodhi sot të mundohen sa më shumë të mos përsëritet. Nëse ne harrojmë për një moment këtë normalitet të ri të Covid-19 ajo që na pret do të jetë një përkeqësim le të themi i situatës, shtimi i rasteve.”

Monitorimi i ISHP do të jetë i vazhdueshëm. Nëse hapja e shkollave do të sjelle përhapje të pandemisë, shkollat do të kthehen në variantin online, siç përcakton edhe skenari i dytë i Ministrisë së Arsimit./ tvklan.al

Pas