Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 4 viktima, ulet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 14/09/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 37 raste të reja.

Në total numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 652. Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 131 pacientë.

Maqedonia e Veriut, në total, ka diagnostikuar 15,827 raste me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është  1,860.

Shkupi, Kumanova, Prilepi dhe Tetova janë qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve, viktimave dhe të rasteve aktive./ Opinion.al

Pas