Politikë

Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit:Diskutuam për Rafinerinë e Ballshit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 14/09/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me disa krerë shtetesh. Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Rama ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.

Teksa publikon foton në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryeministrin shkruan se me presidentin e Azerbajxhanit ka diskutuar dhe për çështjen e Rafinerisë së Ballshit.

Rama thotë se Aljev ka marrë angazhim “për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

Mesazhi i Ramës:

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit💥🌊

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)./ Opinion.al

Pas