Ditën e sotme janë djegur dy furgonë në Elbasan.
Mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu””, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Opinion.al