Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali tregon pse kryen vrasjen e babait: Ishte i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër

2024/02/24 at 9:44 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Djali tregon pse kryen vrasjen e babait: Ishte i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër

24-vjeçari Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 50 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

Tvklan ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën.  Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Bashkëshortja e viktimës është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e krimit.

Shkak i ngjarjes së rëndë në familje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme dhe se viktima donte të fejonte vajzën Hygerta me një djalë të cilin ajo nuk e pëlqente.

Ju sugjerojmë

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
Aktualitet

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

11 Korrik, 2025 11:40 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

11 Korrik, 2025 11:32 am
Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit
Kronikë

Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit

11 Korrik, 2025 11:32 am
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
Aktualitet

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

11 Korrik, 2025 11:16 am
“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

11 Korrik, 2025 10:32 am
Para
Vrasja e Bledar Dedjas në Itali/ Arrestohet 17-vjeçari, çfarë ka zbardhur policia italiane

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali/ Arrestohet 17-vjeçari, çfarë ka zbardhur policia italiane

Atentati me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Don Bosko, Policia zbardh krimin: U ngatërrua objektivi

Atentati me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Don Bosko, Policia zbardh krimin: U ngatërrua objektivi

Sekuestrohen 29 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nën hetim shoferi dhe pasagjerët

Sekuestrohen 29 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nën hetim shoferi dhe pasagjerët

TE FUNDIT

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
11 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë Rama ka mbajtur sot një takim me krerët e bashkive, ku foli për problematikat me pushtetin vendor....

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
11 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vendin...

Lexo më shumë

Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit

Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit
11 Korrik, 2025

Siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com