Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-oficeri i lartë i CIA-s: E nënvlerësuam Bin Ladenin

2023/09/14 at 10:41 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-oficeri i lartë i CIA-s: E nënvlerësuam Bin Ladenin

Për gati 30 vite oficer në shërbimet e CIAS, Rolf Mowatt-Larssen është një emër i rëndësishëm nën shërbimet inteligjente amerikane.

Ndërsa ka shërbyer në programe të jashtme dhe të brendshme, ai shënon veçanërisht ekspertizë në çështje të lidhura me Rusinë, armët e shkatërrimit në masë, terrorizimin dhe inteligjencën. Personi i parë që kla identifikuar Al Zarqawain ai është një nga 5 zyrtarët më të lartë të CIA-s, ndërkohë që para luftës së Irakut dhe më pas ka qenë raportuesi i presidentit Bush pëer çështjet e terrorizmit.,

Në librin e tij “Mes CIA-s dhe besimit” ai sjell detaje interesante nga përvoja në shërbimet inteligjente, ndërkohë që gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, tregon ndër të tjera edhe ngjarjet që paraprinë 11 Shtatorin si dhe rolin e Osama Bin Laden. “Bin Laden-in e vumë re në fillimet e viteve 1990. Dimë për të edhe përpara por askush, por vetëm një grup i vogël njerëzish e ndiqte atë vazhdimisht, jo duke përdorur kaq shumë burime. Me sinqeritet mund t’iu them se e nënvlerësuam”, shprehet ai ndër të tjera.

Pjesë nga intervista

B: Normalisht, CIA kur vendosi në shënjestër Osama Bin Laden-indhe Ayman Al-Zaëahiri-n? Ndoshta dy personat më të njohur, të dy të vrarë tashmë, Osama Bin Laden më duket para 12 vjetësh ndërsa Ayman Al-Zaëahiri vitin e kaluar. Kur u vunë në qendër të vëmendjes të CIA-s? Në cilin vit?

R: Bin Laden-in e vumë re në fillimet e viteve 1990. Dimë për të edhe përpara por askush, por vetëm një grup i vogël njerëzish e ndiqte atë vazhdimisht, jo duke përdorur kaq shumë burime. Me sinqeritet mund t’iu them se e nënvlerësuam…

B: Ju e nënvlerësuat…

R: E nënvlerësuam në atë kohë, deri më 11 shtatorin ndërsa më pas e mbivlerësuam pas 11 shtatorit sepse ishim të vendosur… në atë kohë ishim të vendosur të zhduknim tërë problemin që kishim nënvlerësuar para 11 shtatorit.

B: Cila ishte fuqia e vërtetë e Osama Bin Laden-it,Ayman Al-Zaëahiri-t dhe terroristëve të tjerë?

R: Do të merrni përgjigje të ndryshme nga çdo zyrtar i CIA-s. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. U shqetësova shumë menjëherë pasi u vendosa në sektorin e luftës kundër terrorizmit, pas 11 shtatorit sepse e shikoja Bin Laden-in si vizionar. Ai bashkoi militantët radikal në një vizion për të sulmuar Amerikën. Ideja ishte të rrëzonin Shtetet e Bashkuara ashtu siç mendon që kishin rrëzuar Bashkimin Sovjetik. Pra, vizioni i tij ishte shumë i madh. Ideja se mund të rrëmbesh 6 avionë dhe ti përplasësh në godina, të rrëzosh Kullat Binjake dhe të sulmosh Pentagonin ishte kaq qesharake për ne sa askush nuk e imagjinonte para se të ndodhte. Madje edhe tani kur i kthehemi pas, duhej ta kishim parashikuar.

B: Normalisht shumë njerëz nëpër botë pas 11 shtatorit mendonin, si është e mundur që disa persona nga një vend i huaj si Afganistani ku nuk ka ujë të pijshëm, telefona dhe komunikim dhe të organizojnë një sulm të tillë? Një sulm në zemrën e shoqërisë më të sofistikuar në botë.

R: Problemi qëndron tek mentaliteti i gabuar. Kur unë i jap mësim të rinjve i them Sun Tzu-n. Sun Tzu-ja thoshte: njihe vetën tënde dhe njih armikun dhe do të fitosh 100 beteja. Pra, të njohësh veten tënde do të thotë se duhet të jesh i përulur dhe të kuptosh se kundërshtarin mund të të surprizojë. Duhet ta njohësh kundërshtarin dhe asnjëherë të mos e nënvlerësosh. Duhet të kesh empati për objektivat dhe qëllimet e kundërshtarin pasi kështu do të kesh mundësinë ta shkatërrosh me më shumë efikasitet.

B: George Tenet, i cili është nga Shqipëria, prindërit e tij vijnë nga këtu, ka thënë në librin e tij të kujtimeve se mëngjesin e 11 shtatorit, duke ngrënë mëngjes me një prej senatorëve apo kongresmenëve, nuk e mbaj mend ekzaktësisht emrin, iu tha se problemi më i madh i Shteteve të Bashkuara tani ishte Osame Bin Laden-i. Dy minuta më vonë Osame Bin Laden-i u përgjigj duke sulmuar Nju Jork-un dhe Pentagonin në Uashington. Kjo do të thotë se CIA e ka pasur Osame Bin Laden-in në qendër të vëmendjes. Dështoi CIA të parandalonte ngjarjen e 11 shtatorit?

R: Në fillim dua të them se George Tenet nuk është vetëm një mik i imi, dhe një hero por po ashtu përmendet edhe në librin im. E di që është fakt që është shumë krenar për prejardhjen e tij shqiptare. Doja ta përmendja këtë. Ai e di se unë jam këtu këtë javë dhe është shumë gëzuar që unë do të eksploroj sado pak vendin. Kam qenë në stafin e tij të lartë mëngjesin e 11 shtatorit. Mund të them nga dëshmitë e mija personale, nga vëzhgimet e mija direkte se ne e dinim se do të goditeshim nga Osama Bin Laden-i dhe Ayman Al-Zaëahiri muaj para 11 shtatorit. E dinim. Pyetja ishte se ku dhe në çfarë mënyre dhe shkalla e sulmit…

B: Ju kishit informacion se diçka do të ndodhte…

R: Po.

B: Por nuk e dinin se si, me avion apo me diçka tjetër. Ju dinit vetëm se do të kishte një atentat të madh nga ai.

R: Ne dinim se do të ishte diçka e madhe. Dinim se mund të ndodhte brenda Shteteve të Bashkuara, dinim se do të ndodhte menjëherë. Do të ndodhte së shpejti por nuk pamë kohën.

B: Grupi i tij operacional le të themi se ishte jashtë vëmendjes tuaj.

R: Kjo është çka ndodhi. Kjo është arsyeja pse ne kemi spiunë mes nesh. Kështu terroristët veprojnë. Ne nuk dimë gjithçka. Më herët më pyetët për CIA-n. Ne na pëlqen që njerëzit të mendojmë se dimë gjithçka por fatkeqësisht nuk i dimë, sidomos në ato rrethana.

 

Etiketa: ciaMowatt Larssen




Ju sugjerojmë

EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori
Kronikë

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

22 Shtator, 2023 10:24 pm
Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët
Bota

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

22 Shtator, 2023 10:08 pm
VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…
Aktualitet

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

22 Shtator, 2023 9:26 pm
Begaj pjesë e samitit të Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit
Politikë

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

22 Shtator, 2023 8:59 pm
Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano
Bota

Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano

22 Shtator, 2023 8:51 pm
Me shpata e veshje arabe, Ronaldo e Mane shfaqen si kurrë më parë në videon e re të Al-Nassr
Sport

Me shpata e veshje arabe, Ronaldo e Mane shfaqen si kurrë më parë në videon e re të Al-Nassr

22 Shtator, 2023 8:47 pm
McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar
Bota

McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar

22 Shtator, 2023 8:44 pm
Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por…
Bota

Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por…

22 Shtator, 2023 8:26 pm
Ndahet nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano
Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano

22 Shtator, 2023 8:15 pm
UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon golat kuqezi të kualifikueseve
Sport

UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon golat kuqezi të kualifikueseve

22 Shtator, 2023 8:05 pm
Para
Nga raportet me Rusinë tek presidenti Bush,ish-oficeri rrëfen sekretet e 30 viteve në CIA

Nga raportet me Rusinë tek presidenti Bush,ish-oficeri rrëfen sekretet e 30 viteve në CIA

Ish-oficeri i lartë: Dy zyrtarë të CIA-s dhe dy të FBI-së punonin për Rusinë

Ish-oficeri i lartë: Dy zyrtarë të CIA-s dhe dy të FBI-së punonin për Rusinë

Horoskopi për sot, 13 gusht 2023

Horoskopi për sot, 15 shtator 2023














TE FUNDIT

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori
22 Shtator, 2023

Është publikuar në media videoja nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Në...

Lexo më shumë

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët
22 Shtator, 2023

Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…
22 Shtator, 2023

Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh...

Lexo më shumë

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

Begaj pjesë e samitit të Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit
22 Shtator, 2023

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com