Kryesore

Ironia e Ramës, Kryemadhi: S’merrem me një bastard që mohon fëmijën e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 21/05/20 |
Opi Nion

Pas fjalës së kryeministri Edi Rama në Kuvend në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Teksa ka akuzuar për korrupsion dhe se po i shkatërron jetën qytetarëve shqiptarë, Kryemadhi e ka sulmuar Ramën dhe në rrafshin personal.

Në një dalje për mediat, ajo u shpreh se; “S’merrem me një bastard që mohon fëmijën e tij”. Kryetarja e LSI tha se 30 milionë eurot që do të shpenzohen për projektin e Teatrit të ri, tu shpërndahen qytetarëve të varfër.

“Tregonte haluçinacione që i rrotullohen rreth kokës si te filmi “Gjenarali i Ushtrisë së Vdekur”. Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, po janë rrënojat e institucionit, rrënoja që me bandat e tij rrënoi një shtet dhe një popull të tër. Ky zotëri që flet për maketet fëminore, nuk mund të shlyej dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave, 30 mln euro t’ua jepte qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, ky njeri që flet për mrekullinë e madhe që u ka ndërtuar shqiptarëve, të hy në shtëpitë e tyre dhe të shohë se si nuk paguajnë dot dritat, ujin, bukën, taksat, se si nuk kanë mundësi që të kenë mundësi të shohin fëmijët emigrantë, për t’u ushqyer dhe për t’u veshur. Ky që u thotë artistëve, e shkatërroi se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në shesh. Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Kulmi i rrënojave të tij arriti në trashëgiminë kulturore, shkatërroi sistemin arsimor. Ky njeri që  i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve. Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd. Unë e di që ti je peng, që e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd, halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është as e jotja, por vetëm e shqiptarëve”, tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas