Bota

“Irani i gatshëm të nis luftën me SHBA”


               Publikuar në : 16:25 - 20/09/19 |
Opi Nion

Pas sulmit në rafineritë e naftës në Arabi Saudite tensionet me SHBA dhe Irani janë rritur kohët e fundit, ku të dyja palët po diskutojnë dhe ndërhyrjet ushtarake kundër njëra-tjetrës.

Gjatë një interviste për “CNN” , ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, ka thënë se Irani do stabilitet në rajon, por nëse do jetë e nevojshme shteti i tij është i gatshëm të nis luftën me SHBA.

Ministri iranian ka thënë se lufta mes SHBA dhe Iranit do të sillte shumë viktima, ndërsa ka theksuar se tensionet mes dy palëve janë rritur për shkak të mashtrimeve.

“Irani dëshiron siguri në rajon, stabilitet dhe nuk kërkon luftë. Irani dëshiron përfundimin e të gjitha luftërave. Një luftë e përgjithshme. Unë bëj deklarata serioze lidhur me mbrojtjen e vendit tim. Unë po deklaroj seriozisht se nuk dëshirojmë luftë. Nuk duam të përfshihemi në një përballje ushtarake. Besojmë se përplasja ushtarake bazuar në mashtrim është shumë e keqe dhe do të ketë shumë viktima, por ne nuk do të stepemi në mbrojtjen e territorit tonë”,-ka thënë Zarif./ Opinion.al E.Xh.

Pas