Aktualitet

Investitori i Portit të Durrësit në CNN: Gjithë indikatorët janë pozitivë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 01/05/21 |
Opi Nion

Investitori i Portit të Durrësit Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka folur për projektin e tij prej 2 miliard eurosh në Shqipëri.

Mohamed Alabbar në një intevistën për CNN teksa e ka konsideruar Shqipërinë “Europa e re” është shprehur se vendosi të investojë në Durrës pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë.

“Europa  e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike”.

I pyetur në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit Alabbar u shpreh se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera të cilat pritet që të ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë dhe zhvillimin jo vetëm të qytetit por edhe të gjithë vendit. Ndërkaq shtoi gjithashtu se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

“Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.

Kujtojmë se nga projekti i publikuar më herët Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinës detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie. Porti i ri turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet teksa afatin e përfundimit e ka të caktuar për 6 vite duke u kthyer kështu në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.  Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka patur deri më sot qyteti i Durrësit./Opinion.al

Pas