Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Investimet nuk vijnë pa kosto”,SHBA e shqetësuar për ndikimin e Kinës në Ballkan

2022/04/20 at 6:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Investimet nuk vijnë pa kosto”,SHBA e shqetësuar për ndikimin e Kinës në Ballkan

Senatorja demokrate nga Shtetet e Bashkuara, Jeanne Shaheen, dhe dy anëtarë të tjerë të Komitetit për Punë të Jashtme, vizituan më 20 prill Sarajevën. Nga Bosnjë e Hercegovina ajo tha se ishte e “shqetësuar me atë që vjen me përpjekjet kineze” dhe se “shtetet duhet të kuptojnë që investimet kineze, të tilla si ato në infrastrukturë, nuk vijnë pa kosto shtesë”.

“Kam biseduar për këtë çështje me përfaqësuesit e shteteve në mbarë botën, përfshirë edhe shtetet evropiane ku kompanitë kineze bëjnë biznes. Kina nuk ofron projekte infrastrukturore vetëm me kërkesë të shteteve, por e bën këtë për interesat kineze”, tha Shaheen teksa foli për ndikimin kinez në Bosnjë e Hercegovinë dhe në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo shtoi se “Kina shpesh kontrakton punëtorë kinezë dhe nuk përfshin punëtorë lokalë në [projekte] dhe shpesh shton koston e projekteve, që paraqesin sfidë për shtetet”.

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Thom Tillis dhe Chris Murphy vizituan Bosnjën, një ditë pasi qëndruan në Serbi. Më 21 prill ata do të vizitojnë Kosovën.

Senatori Tillis shtoi se “ka po ashtu investime kineze në Shtetet e Bashkuara, por çdo shtet duhet të sigurohet që të mos varet shumë nga një shtet tjetër”.

“Ne e pamë këtë gjatë pandemisë COVID-19. Kishte shumë probleme në zinxhirin tonë furnizues dhe ishte e qartë se kishte shumë varësi nga Kina në SHBA, më shumë se sa duhej. Çdo shtet duhet të shikojë se si ndërton raportet me një shtet tjetër, qoftë të bashkëpunimit ushtarak, ekonomik apo të tjera”, tha Tillis.

Duke folur pas takimit me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhejlko Komshiq, Shaheen tha se kanë theksuar rëndësinë e raporteve SHBA-Bosnjë, si dhe mbështetjen e të dy partive amerikane për këtë shtet.

“Ne diskutuam për stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës dhe për aspiratat e qytetarëve të saj drejt një shteti multietnik që insiston në mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve të zgjedhur, të cilët duhet të punojnë së bashku për të përmbushur pritjet e qytetarëve”, tha Shaheen.

Senatori Murphy tha se shumë në SHBA janë të shqetësuar kur dëgjojnë për “rrëzimin e institucioneve shtetërore”.

Entiteti i Republikës Sërpska që disa muaj ka njoftuar se do të transferojë kompetencat shtetërore tek entiteti, përfshirë kompetencat e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe të tjera. Transferimi i këtyre kompetencave nuk lejohet në bazë të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës.

Senatorët amerikanë porositën se ky është “moment kyç për Bosnjë e Hercegovinën” dhe se SHBA-ja duhet të ndihmojë në mënyrë që ky shtet të ketë institucione të qëndrueshme shtetërore dhe entitete të forta.

Ndërkaq, Presidenca e Bosnjë e Hercegovinë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së gjatë takimit me senatorët amerikan./ REL

Ju sugjerojmë

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Para
Rusia teston raketën e re balistike ndërkontinentale

Rusia teston raketën e re balistike ndërkontinentale

Ukraina e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë, por me një kusht

Ukraina e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë, por me një kusht

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim për plagosje

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim për plagosje

TE FUNDIT

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik, 2025

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
9 Korrik, 2025

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje...

Lexo më shumë

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
9 Korrik, 2025

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet,...

Lexo më shumë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com