Fakte tronditëse dalin në dritë mbi iportin e mbetjeve në vendin tonë.
Një investigim ndërkombëtar i një grupi gazetarësh nga Evropa Juglindore dhe Lindore fakton se mbeturina të rrezikshme, mes të cilave mbetje toksike si bateri, ilaçe të skaduara dhe mbetje të naftës.
Përmes raportit të thelluar që bazohet kryesisht në treguesit e eksportëve italiane të mbetjeve, mësohet se mbeturina të rrezikshme janë duke u importuar në Shqipëri, para se të zhduken pa gjurmë.
Sipas artikullit, me autorë Guia Baggi, Laërence Marzouk, Marjola Rukaj, Lorelei Mihala dhe Remy Hersbach thotë se këto mbetje po importohen në Shqipëri nga Italia, pavarësisht gjendjes së dobët të industrisë së riciklimit në vend dhe të një ndalese virtuale për një aktivitet të tillë.
Një investigim në botën e tregtimit të mbeturinave gjithashtu zbuloi se biznesmenët italianë, disa të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, operatorë kumari dhe të tjerë me dënime për krime financiare, janë përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri.
Sipas tyre, Europol thotë se Shqipëria, Rumania dhe Hungaria janë destinacionet kryesore për mbeturinat toksike nga Evropa Jugore dhe Italia në veçanti.
“Trafikantët që përdoren për të udhëtuar mes Shqipërisë dhe Pulias në një moemnt thanë: ‘Ne nuk mund të trafikojmë më cigare, kështu që le të fillojmë me trafikimin e qeniëve njerëzore, drogës dhe armëve’. Pasi krjuan kontaktet me Shqipërinë fillimisht me armë, ata përdoren këto rrugë edhe për mbetjet gjithashtu”,-vazhdoi ai.
Investimi sjell prova se dhjetra mijera ton të mbeturinave toksike janë dërguar nga Italia për në Shqipëri në vitet e fundit dhe se autoritetet në Tiranë nuk kanë llogari për këtë fakt.
Statistikat e mbledhura nga Instituti italian për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Kërkimit zbuluan se në vitin 2007 dhe 2008 ngarkesat e ndryshme të mbeturinave toksike dhe jo-toksike janë asgjësuar në Shqipëri.
Sipas shkrimit, Instituti Italian ka refuzuar të japë të dhëna për vitin 2009, pavarësisht konfirmit se i kishte mbledhur ato.
“Të dhënat tregojnë se në vitin 2007 pothuajse 2.500 ton e naftës Bilge, u lirua nga Italia në Shqipëri. Kjo është një pjesë që mblidhet në pjesën më të ulët të anijes, e që përmban vaj dhe lëngje të tjera. Ajo është klasifikuar si e rrezikshme edhe pse në Durrës është një strukturë për ta trajtuar atë. Në vitin 2008 kompani italine disponojnë mijëra ton naftë Bilge, mbeturina nga fishekzjarret dhe gjysmë ton bateri, të cilat janë klasifikuar si të rrezikshme në Shqipëri. Ilaçe të skaduara, kabllo, hekur dhe çelik janë shkarkuar edhe atje, por janë klasifikuar si të pa rrezikshme. Rajoni i Lacios, që përfshin edhe Romën, gjithashtu dërgoi mbetjet e ndërtimit dhe mbeturinat nga tregjet ushqimore në Shqipëri. Në vitn 2009, rajoni Campania eksportoi në Shqipëri dy ton të mbeturinave, llak boje që përmbajnë tretës organik dhe substanca të tjera të rrezikshme, 200 kg pajisje elektronike të rrekishme, një tone e gjysmë bateri toksike, 50 kg tuba fluoroshentë dhe të tjera lëndë që përmbajnë merkur, 1.500 ton naftë Blige, 760 kg vaj ushqimor dhe yndyra janë eksportuar si mbeturina jo të rrezikshme”.
Sakaq është zbuluar se mijëra ton të një përzierje të rrezikshme të naftës dhe ujit të mbledhur në hullët e anijes, nafta Bilge janë eksportuar vitet e fundit në Shqipëri për trajtim. Por ekspertët e kanë parë këtë veprimtari si shqetësuese. Lista zyrtare e eksporteve në Itali tregon se burimi i shumë mbetjeve ishte Tirrenia di Navigazione S.P.A, një kompani tragetesh që bën çdo ditë rrugën Bari-Durrës, prej shumë vitesh.
Sipas tyre emra si Abrusci dhe Cerroni, në listën e bosëve të mbeturinave shpesh edhe të rrethuar me të zezë, kanë fituar kontrata nga qeveria shqiptare.
Investigimi thekson së gjithçka po ndodh ndërkohë që përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur vendet nga hedhja e mbeturinave në masë të madhe janë duke u anashkaluar apo injoruar.
IDEA po jep të plotë investigimin mbi importin e mbetjeve në vendin tonë dhe lidhjet me mafien italiane:
Një treg në zhvillim
Shqipëria e kishte të ndaluar importin e të gjitha llojeve të mbeturinave në vitin 2003, me përjashtim të atyre me leje të veçante nga Këshilli i Ministrave.
Por në vitin 2004 një marrëveshje mes biznesmenit italin Manilo Cerroni në Shqipëri paralajmëroi një agim të ri në tregtinë e mbeturinave në Shqipëri.
Përmes një firme të tij, Albaniabeg Ambient, Cerroni ka planifikuar ndërtimin e një kremetori në anën tjetër të Adriatikut për të djegur mbeturinat italiane.
Marrëveshja dështoi në vitin 2005, pas marrjes në pushtet të kryeministrit Sali Berisha, që ka pasur kundërshtime të përhapura.
Por, pas disa vitesh, vetë Berisha përkrahu eco-bizneset e mëdha, duke u përjekur për të siguruar bimë bio-mase, turbina ere si dhe investime të tjera të mëdha në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2011, duke argumentuar se industria e riciklimit e sapolindur në Shqipëri nuk mund të mbijetonte vetëm me të ardhurat e mbeturinave të familjeve, qeveria Berisha miratoi një projekt-ligj që lejon importimin e disa mbeturinave që janë në përputhje me të ashtuquajturën “listë e gjelbër”, me 56 lëndë.
Pas një proteste nga ana e organizatave të shoqërisë civile, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu kohët e fundit premtoi se do të shohë zvogëlimin e listës së llojeve të mbeturinave të pranueshme në 25 të tilla.
Mafia po lëviz në terren
Dhjetra firma italiane të mbeturinave tashmë veprojnë ligjerisht në Shqipëri, sipas një kërkimi në regjistrin zyrtar të vendit. Por ekspertët e fushës paralajmërojnë se firmat ligjore janë shpesh fronte për bizneset e paligjshme.
Ekspertë te mafias italiane dhe politikani Lorenzo Diana tha se krimi i organizuar ka lëvizur në eksportin e paligjshëm të mbetjeve në Shqipëri.
Europol tha gjithashtu se donte të shihte një rritje të përqëndrimit në aktivitetet e paligjshme të mbeturinave.
“Europol ka identifikuar një rritje në vëllimin e dërgesave të mbeturinave të paligjshem përgjatë kufijve”,-shtoi zëdhënësi, duke shpjeguar se tregtia ligjore është përdorur shpesh për të fshehur atë të paligjshmen.
“Kompania A bën një marrëveshje me kompanië B për shkatërrimin e mbeturinave ligjërisht. Megjithatë është identifikuar se jashtë këtyre marrëveshjeve mbeturinat po trafikohen ilegalisht dhe asgjësohen”.
Europol thotë se Shqipëria, Rumania dhe Hungaria janë destinacionet kryesore për mbeturinat toksike nga Evropa Jugore dhe Italia në veçanti. Lorenzo Diana jeton nën ruajtje të armatosur që nga viti 1994 sepse ka bërë fushatë kundër mafias. Një anëtar i komisoneve parlamentare italiane për krimin, ai u emërua drejtor kombëtar i Partisë Demokratike për luftimin e mafias në vitin 2006.
“Trafikantët që përdoren për të udhëtuar mes Shqipërisë dhe Pulias në një moment thanë: ‘Ne nuk mund të trafikojmë më cigare, kështu që le të fillojmë me trafikimin e qeniëve njerëzore, drogës dhe armëve’. Pasi krjuan kontaktet me Shqipërinë fillimisht me armë, kontrabandë etj, ata përdoren këto rrugë edhe për mbëtjet gjithashtu”,-vazhdoi ai.
Ambientalisti Lavdosh Ferruni thotë se qeveria në Tiranë ka bërë një sy qorr në sfondin e kësaj tregtie.
“Autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes në menaxhimin e mbetjeve dhe vendi është jashtëzakonisht i ndotur me mbetje urbane, që janë në rritje në mënyrë progresive”,- tha ai.
“Nëse kësaj i shtohen edhe mbeturinat e tjera që vijnë nga vende të tjera, kjo do të çojë në ndotjen e pakthyeshme”,- shtoi ai.
“Në fakt, kjo është diçka që tashmë ka ndodhur. Ne nuk i besojnë autoriteteve tona”,-tha për investigimin Ferruni.
Mbeturina që zhduken
Italia ka pasur sukses në ndalimin e eksporteve të paligjshme të mbetjeve në Shqipëri, por ekzistojnë dëshmi se mbeturina toksike janë ende duke u marrë nga Italia në vendin e varfër fqinj.
Më 13 tetor 2010, oficerët e doganave italiane ndaluan një anije në portin e Barit. Dokumentët për ngarkesën e 92 makinave larëse dhe 68 frigoriferëve me vlerë 1.440 euro ishin të fragmentuara dhe të dyshimta, tregoi dogana.
Pas një inspektimi njësia e eco-krimeve dhe policia italiane nisen një hetim nëse kjo ishte një përpjekje për të importuar ilegalisht mbetje elektronike në Shqipëri dhe jo mallra të përdorur, siç ishte pohuar.
Hetimi vazhdon ende, ndërsa mallrat janë shkatërruar. Në korrik të këtij viti, pasi doganat italiane ndaluan një automjet në portin e Barit që mbante 56 njësi me rroba të pista pa një leje eksporti, një tjetër hetim nisi për mbeturinat e paligjshme nga Italia në Shqipëri.
Këto zbulime megjithatë duket se janë një përjashtim nga rregulli. Ne kemi zbuluar prova se dhjetra mijera ton të mbeturinave toksike janë dërguar nga Italia për në Shqipëri në vitet e fundit dhe se autoritetet në Tiranë nuk kanë llogari për këtë fakt.
Kjo rrjedhje e plehrave ka vazhduar megjithë një ndalim mbi importet virtuale të tilla në Shqipëri dhe pavarësisht nga kufizimet ndërkombëtare në vendet e zhvilluara për të eksportuar mbeturina të fqinjët e varfër. Pjesa me e madhe e materialit të rrezikshëm duket se kanë qenë të eksportuara nën një konventë pak të njohur të anijeve, të quajtur MARPOL, e cila lejon anijet të shkarkojnë mbeturinat e prodhuara gjatë rrugës.
Ekspertët thonë se edhe nëse importet ishin teknikisht ligjore Shqipëria nuk ka objektet për t’u marrë me mbeturina të tilla të rrezikshme.
Ne kemi zbuluar gjithashtu dëshmi të importeve të mbeturinave jo të rrezikshme në Shqipëri, e cila nuk duket të ketë qenë pastruar nga autoritetet në Tiranë.
Ka pasur gjithashtu shqetësime se shumat e mbetjeve që po shkojnë në Shqipëri nën MARPOL-in janë të tepërta. Këshilli i Ministrave i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit nuk kanë ofruar ndonjë dëshmi që tregon se këto eksporte janë aprovuar, çka sugjeron se, sipas ligjit shqiptar, këto dërgesa mund të kenë qenë të paligjshme.
Eksportet toksike
Statistikat e mbledhura nga Instituti italian për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Kërkimit zbuloi se në vitin 2007 dhe 2008 ngarkesat e ndryshme të mbeturinave toksike dhe jo-toksike janë asgjësuar në Shqipëri.
Instituti Italian ka refuzuar të japë të dhëna për vitin 2009, pavarësisht konfirmit se i kishte mbledhur ato. Të dhënat tregojnë se në vitin 2007 pothuajse 2.500 ton e naftës Bilge, u lirua nga Italia në Shqipëri. Kjo është një pjesë që mblidhet në pjesën më të ulët të anijes, e që përmban vaj dhe lëngje të tjera. Ajo është klasifikuar si e rrezikshme edhe pse në Durrës është një strukturë për ta trajtuar atë. Në vitin 2008 kompani italine disponojnë mijëra ton naftë Bilge, mbeturina nga fishekzjarret dhe gjysmë ton bateri të cilat janë klasifikuar si të rrezikshme në Shqipëri. Ilaçe të skaduara, kabllo, hekur dhe çelik janë shkarkuar edhe atje, por janë klasifikuar si të pa rrezikshme. Rajoni i Lacios, që përfshin edhe Romën, gjithashtu dërgoi mbetjet e ndërtimit dhe mbeturinat nga tregjet ushqimore në Shqipëri. Në vitn 2009, rajoni Campania eksportoi në Shqipëri dy ton të mbeturinave, llak boje që përmbajnë tretës organik dhe substanca të tjera të rrezikshme, 200 kg pajisje elektronike të rrekishme, një tone e gjysmë bateri ttoksike, 50 kg tuba fluoroshentë dhe të tjera lëndë që përmbajnë merkur, 1.500 ton naftë Blige. 760 kg vaj ushqimor dhe yndyra janë eksportuar si mbeturina jo të rrezikshme.
Injorohet Traktati i Bazelit
Konventa e Bazelit për eksportin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme hyri në fuqi në vitin 1992, si një përpjekje për të ndalur vendet e zhvilluara për hedhjen e mbeturinave të rrezikshme në vendet në zhvillim. Si nënshkruese të Konventës, Italia dhe Shqipëria janë të detyruara të paraqesin informacion për të gjitha lëvizjet ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe të tjerave çdo vit për sekretariatin e Konventës, i cili është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja pasoi një seri skandalesh mjedisore, nën frazën “kolonializimi toksik”. Por hetimi ynë ka zbuluar se marrëveshje ndërkombëtare është ende e injoruar gjerësisht nga vendet në zhvillim si dhe ato të zhvilluara.
Sekretariati i Konventës së Bazelit tha se ishte në dijeni të problemit, por nuk kishte asnjë mjet për të ndëshkuar ata që e shkelnin ligjin. “Mandati ynë është të marrin raporte nga zyrtarët në këto pika. Ne nuk kemi mjete për të parë nëse mungojë të dhëna apo jo”,-tha një zëdhënës.
Një konferencë e OKB-së në Konventën e Bazelit në nëntor 2011 vuri në dukje se “niveli i raportimit duket të jetë në rënie”. Një raport i paraqitur në konferencë tha se 65 prej 166 shteteve anëtare s’ka dhënë asnjë informacion për vitin 2006, 70 vende kishin dhënë “Raportim i paplotë dhe i vonë” dhe vetëm pesë vende kishin raportuar plotësisht dhe në kohë.
Roberto Ferrigno, një themelues i Greenpeace në Itali dhe tani një konsulent mjedisor për disa kompani në Itali dhe në Evropë, tha se konventa duhet të kishte bllokuar eksportet nga vendet e pasura në ato në zhvillim. “Në ditët e sotme, shkatërrimi i mbetjeve të rrezikshme në vendet në zhvillim është i ndaluar”,- tha Ferrigno, teksa foli për lëvizje të nëndheshme.
Ferrigno tha se autoritetet në Itali duket të gatshëm të bëjnë një sy qorr ndaj konventës.
Nafta e hedhur në Durrës
Mijëra ton të një përzierje të rrezikshme të naftës dhe ujit të mbledhur në hullët e anijes, nafta Bilge janë eksportuar vitet e fundit në Shqipëri për trajtim. Por ekspertët e kanë parë këtë veprimtari si shqetësuese. Lista zyrtare e eksporteve në Itali tregon se burimi i shumë mbetjeve ishte Tirrenia di Navigazione S.P.A, një kompani tragetesh që bën çdo ditë rrugën Bari-Durrës prej shumë vitesh. Sipas Konventës së Bazelit, mbeturinat e prodhuara si pjesë e “operacioneve normale të një anijeje” janë të rregulluara me MARPOL, Konventa Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet, e cila lejon mbeturina të tilla, edhe nëse janë toksike, të shkarkohen në një port për të shmangur hedhjen e tyre në det.
Pyetjet mbetet, megjithatë, mbi përkufizimin e “operacioneve normale të një anijeje” dhe disa ekspertë ligjorë thonë se sapo mbeturinat të shkarkohen, Konventa e Bazelit duhet të zbatohet. Këto rekomandime u prezantuan në një letër drejtuar sekretariatit të Konventës së Bazelit në vitin 2011, duke përcaktuar një listë të propozimeve për pajtimin e dy grupe të rregullave. Pavarësisht nga difektet ligjore, një zyrtar në REMPEC, qendra e mbrojtjes mesdhetare detare në OKB, e cila monitoron MARPOL-in, tha se sasia e naftës Bilge e deklaruar nga kompania e tragetëvë si eksport në Shqipëri ishte “e paarsyeshme” dhe nuk mund të ketë qenë e prodhuar nga anijet vetëm në atë rrugë.
Gjatë dy viteve, firma ka eksportuar më shumë se 5.000 ton naftë Bilge në Shqipëri. “Unë kam diskutuar me kolegun tim dhe ai gjithashtu mendon se kjo nuk është një shifër e arsyeshme”,- tha një zyrtar i REMPEC-ut në kushte anonimiteti.
Në këtë frymë asnjë traget tjetër s’kishte paraqitur të tilla shifra mbetjesh. Komandanti Rodolfo Giovannini i Gardës Bregdetare Italiane, i cili punon në Ministrinë Italiane për Mbrojtjen e Mjedisit, sugjeroi gjithashtu se shuma e raportuar nga Tirrenia ishte e tepruar. Burimet në Tirrenia, e cila është privatizuar dhe u quajt Tirrenia Compagnia Italiana di Navigazione, thanë se nuk kishte asgjë të pazakontë në lidhje me sasitë.
“Kjo duket e tepruar, por për mua 2.500 ton në vit është në të vërtetë shumë pak”,- tha një burim në kompani.