Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi/ Kompania e nipit të Sadri Abazit merr tenderat në Bashkinë e Tiranës me dokumente false

2018/04/16 at 12:34 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Investigimi/ Kompania e nipit të Sadri Abazit merr tenderat në Bashkinë e Tiranës me dokumente false

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.


Por, sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të falsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Sipas, kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.

Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinierë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme.

Kompania ka paraqitur një dokument ku thotë se i ka kërkuar një çertifikatë Universitetit të Prishtinës, sipas së cilës personi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë drejtimi Mjedis, por një degë e tillë nuk ekziston në Universitetin e Prishtinës, ndaj diploma e paraqitur prej kompanisë është fallso. Më poshtë kërkesa e kompanisë drejtuar Universitetit të Prishtinës dhe diploma e paraqitur nga kompania:


Ndërsa 4 persona të tjerë, pjesë e çertifikatës nuk janë pjesë e listë së pagesave të kompanisë. Numrat personal të këtyre personave nuk përputhen me numrat personal të personave të punësuar nga kompania.


Sikurse shihet edhe nga fotot e mësipërme, ato nuk janë të përfshirë në listëpagesat e kompanisë me kontratë të rregullt pune sikurse kërkohet në kriterin numër 10 të tenderit.
Në kriterin e “kapacitet teknik –profesional” ku kërkohet përvojë e mëparshme në ekzekutimin e një pune me natyrë të njëjtë. Në këtë rast, kompania Alko Impex Construction ka paraqitur kontratën e lidhur me Komunën e Prishtinës, me objekt “Larja e rrugëve dhe trotuareve” me vlerë rreth 15 mijë euro në javë por në të vërtet kontrata ka vlerën e 4 mijë e 600 euro në javë. Gjithashtu kjo kontratë nuk është përfunduar ndaj vlera e paraqitur në referencën e datës 20 prill 2014 nuk është e saktë. Më poshtë në foto dokumenti i paraqitur nga kompania pranë KPP në Shqipëri:

dhe kontrata e vërtet e firmosur me Komunën e Prishtinës:

Të njejtat dokumenta të fallsifikuara janë paraqitur nga kompania edhe për fitimin e tenderti të hapur nga Bashkia Tiranë, në dhjetor 2017, për pastrimin e qytetit, zona III.

Pra, kompania Alko Impex Construction ka fituar rreth 6 milionë euro në mënyrë të paligjshme.

Kompania Alko Impex është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008 si degë e kompansië kosovare Alko Impex General Construction me pronar Imer Ademin. Por, aktiviteti i kompanisë nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qënë pothuajse inekzistent. Sipas bilanceve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve (QKR) fitimet e saj nga viti 2014 deri më tani janë 10 fishuar.

Burimi: Exit. al

Etiketa: erion veliajsabri abazitendera


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
E dashura e re e Leonardo DiCaprio-s është 23 vite më e vogël dhe është një yll

Foto/ Leonardo DiCaprio kapet në intimitet me të dashurën

PD publikon videon e protestuesve të Kukësit: U rrëmbyen në mes të natës

PD publikon videon e protestuesve të Kukësit: U rrëmbyen në mes të natës

Pasi u arrestua për kokainë, Stresi provokon sërish

Pasi u arrestua për kokainë, Stresi provokon sërish
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}